Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar nipin e tij Shqipdon Haradinaj, i cili kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gllogjan.
Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në përvjetorin e amshimit të tij, e kujton buzëqeshjen e pafajësinë e një fëmije, të një engjëlli, transmeton Telegrafi.
“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli.
Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj”, ka shkruar ai.
Shqipdoni ishte djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post