
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante, dhe se qeveria nuk ka bërë përgatitjet e duhura.
Haradinaj ka thënë se qeveria nuk ka bërë përgatitjet e duhura ne gjendje rendohet.
Ai ka bërë thirrje që menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante. Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.
Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje.
Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!”