Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë sot se është hequr tabela e raportuar nga mediat që ishte vendosur në Zubin- Potok.
Në këtë tabelë ishte shkruar: “Republika e Serbisë” dhe “Krahina Autonome e Kosovës”.
“Të dashur qytetarë, tabela në Zubin- Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Discussion about this post