Deputeti nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, ka reaguar rreth qëndrimit të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit, karshi homologes serbe, të cilës i ka buzëqeshur.
Haradinaj ia kujtuar Kurtit fjalët e tij që ia kishte thënë Presidentit Thaçi kohë më parë në parlamentin e Kosovës.
“Dikur, Albini i thojke e Hashimit ‘mos u zgerdhij’. Sot sjellja jote përtej zgërdhimjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebookun e tij.
Kujtojm që Kurti, kohë më par ju kishte drejtuar Thaçit me këto fjalë ” Mos u zgërdhini zoti President”, gjithashtu, Kurti insistonte vazhdimisht se nuk do të takohet me lideret serb pa kërkuar falje për krimet e luftës.