Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Haradinaj: Dialogu duhet të fillojë, tregu për Serbinë pas njohjes!

August 17, 2019
101
SHARES
6.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeminsitri i Kosovës në detyrë, Ramush Hardinaj pas reagimit të vendeve të QUINT-it për taksën e dialogun, tha se taksa do të hiqet vetëm pas njohjes. Ramush Haradinaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa kushte dhe pa vonesa.

Shkruan: Erjon Dervishi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë që është dakord drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka thënë se është dakord për pjesën se duhet të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë, duke shtuar se ju ka prezantuar vendeve të QUINT-it dhe BE-së draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Në citimin e tij Haradinaj shkruan se: “Bie dakord për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa vonesa. TREGU për NJOHJEN”, ka shkruar Haradinaj. Prishtina dhe Beogradi zyrtar nuk duket se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre edhe pas kërkesës së vendeve të QUINT-it që të rinisin dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve me qëllim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi. QUINT, përmes një letre zyrtare i kërkoi Prishtinës heqjen e taksave ndaj produkteve serbe, ndërsa Serbisë i kërkoi që të ndalë aktivitetin kundër dhe për heqjen e njohjeve të Kosovës. Qeveria e Kosovës e udhëhequr deri tani nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, thotë se “taksa është vendim i drejtë dhe dialogun nuk e ka ndërprerë pala kosovare”.

Deklarata e Haradinaj: Taksa ishte e nevojshme

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht kryeministri Haradinaj gjithmonë ka punuar dhe ka qenë i qartë, në të drejtën e Kosovës për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kësisoj, vendimi për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe BH-së ka qenë veprim i nevojshëm në shërbim të mbrojtjes së interesave të Kosovës, nga veprimet armiqësore dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Në vazhdimësi e kemi thënë tregu për njohje dhe këtë qëndrim vazhdojmë ta kemi”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga ana e tij, thotë se Kosova e mirëpret ndihmën e shteteve perëndimore për dialogun, por, ai kërkon nga BE-ja që të parandalojë tentativat serbe për destruktivitet në Kosovë. “Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e dialogut. Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura, atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, shkroi në profilin e tij kryetari i Kuvendit. Sipas Kadri Veselit, Kosova asnjëherë nuk e ka penguar dialogun. “Madje jemi shprehur të gatshëm të ulemi në tavolinë, për një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe që çon në njohje reciproke. Ky proces nuk duhet të jetë i kushtëzuar”, thotë Veseli.Sponsored by Revcontent

Reagimi i Beogradit zyrtar

Nga ana e tij Beogradi zyrtar thotë, se Serbia do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e saj, dhe kërkon nga QUINT-i që mos të baraspeshohen gjërat. “Nuk mund të ketë një akt balancimi artificial, sepse nuk është njësoj kur dikush mbrohet nga anëtarësimi i kundërligjshëm në organizata ndërkombëtare dhe kur dikush shkel marrëveshjen e CEFTA-s dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare”, deklaroi në Beograd në një konferencë për medie kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç pas publikimit të letrës nga QUINT-i. Megjithatë ai thotë se dialogu duhet të vazhdojë, por pas heqjes së taksës nga Prishtina. “Dialogu duhet të vazhdojë pas heqjes së taksës, por është e qartë tendenca të krijohet një lloj i baraspeshës, që në mënyrë artificiale të barazohet shkelja e marrëveshjes së CEFTA-s nga Kosova duke vendosur taksë, pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave me reagimet e detyrueshme të Serbisë si parandalimi i anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, e nxitur nga sjellja e politikës së jashtme të Kosovës, të cilët kishin marrë mbështetje nga shtetet që kërkuan rinisjen e dialogut”, tha Marko Gjuriç. “Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Gjuriç. Pas deklaratës së Marko Gjuriç reagoi menjëherë shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, duke thënë se “Serbia nuk është e interesuar për dialog”.

Kosova ka luftuar për 2 vjet betejë diplomatike me Beogradin

“Deklarata e Marko Gjuriçit sot dëshmon edhe një herë mungesën e vullnetit nga Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kosova ka luftuar për 2 vjet një betejë diplomatike të paparë me Beogradin që diplomacia e ndyrë serbe ka synuar të minojë shtetësinë e Kosovës ndërkombëtarisht. Tarifa ka qenë instrumenti sovran i Kosovës të reagojë ndaj këtij agresioni të provokuar nga Beogradi dhe sot Serbia ende nuk tregon vullnet për t’i dhënë fund asaj”, shkroi në profilin e tij Pacolli. Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë por vetëm në kushte të barabarta si dy shtete të pavarura dhe sovrane, ka thënë Pacolli. Kosova dhe Serbia ka disa muaj që e kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog. Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Më 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre./Shekulli/

Share1Tweet

Related Posts

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Xhavit Haliti: Ramush Haradinajt me ia falë edhe 500 hektarë, nuk bëhet kurrgjë!

December 14, 2021

Haradinaj përshëndet emërimin e ministrit të ri në Qeverinë Kurti!

November 16, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Ambasada amerikane: Përfaqësuesi special Gabriel Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi!

November 9, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.