Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër.
Ai përmes një postimi në Facebook u bën thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cenojnë paqen dhe sigurinë në vend”, shkruan Haradinaj.
Ndryshe, D.B. (18) nga Mitrovica, i nacionalitetit serb, është therë me thikë nga persona deri tash të panjohur dhe ndodhet në spitalin e veriut të qytetit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.
Discussion about this post