Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën, derisa ai është në krye të detyrës.
Shefja e diplomacisë ksoovare ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.
“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive: a)Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022.
b) Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.