Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ftuar sot mediat në një konferencë të paralajmëruar për orën 15:00.
Njoftimin për konferencë, përmes një komunikate, e ka dërguar, zyra e Haradinajt, duke mos i bërë të ditura detajet e konferencës.
Ky është njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 08.12.2019
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Kutjojmë se Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik të këtij viti, duke dërguar kështu vendin në zgjedhje të reja, të cilat u mbajtën më 6 tetor.
Kreu i ekzekutivit, dorëheqjen e tij e kishte arsyetuar me ftesën që i ishte bërë atij nga Gjykata Speciale.
Discussion about this post