Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka arritur për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është parë duke e vizituar Xhaminë e Namazgjasë në ndërtim e sipër në Tiranë dhe u takua me biznesmenë turq, raporton Anadolu.
Në një postim në “X”, Ministria e Jashtme publikoi fotografi të vizitës së kryediplomatit turk në xhaminë në Tiranë, ku arriti sot për vizitë zyrtare.
Në fotografi, Fidan shihet duke inspektuar xhaminë dhe duke biseduar me qytetarë.