Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë duke e shqyrtuar letrën e dërguar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e konsideruar të njëjtën jo zyrtare.
Ai tutje ka shtuar se LDK është e interesuar që ta përfundojë këtë proces.
“Letrën do ta shohim nuk e konsideroj që është zyrtare dhe përgjigje zyrtare, ajo që mund të ju them është që ne jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces të gjejmë rrugë për marrëveshje. Komunikim kemi pasur gjithmonë direkt. Ne mbledhjen e Këshillit e mbajmë par çështje të cilat janë parimore nuk diskutojmë elemente të letrave te subjekteve politike”, ka thënë ai. 15:11
Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arban Abrashi, Imri Ahmeti e Driton Selmanaj, janë larguar nga selia e LDK-së.
Por deri tash, asnjëri s’është deklaruar për media.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka arritur një letër nga Lëvizjes Vetëvendosje.
Letra e cila fillimisht është dërguar në Kuvend, është sjellë në selinë e LDK-së nga asistentja e saj në Kuvend.
KTV-ja merr vesh se kjo letër është një kërkesë e kryetarit Albin Kurti drejtuar LDK-së, për t’i dhënë epilog situatës së krijuar.
Në anën tjetër në selinë e LDK-së, që nga mesdita ndodhet kryetari i saj Isa Mustafa dhe disa deputetë nga kjo parti.