Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Haga demanton Zyren e Hotit: Pse po i ikë kryeministri dërgimit të komenteve për mandatin e Speciales?

October 29, 2020
6
SHARES
855
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Hoti-Haga

Gjykata Speciale e Hagës e ka demantuar zyrën e kryeministrit Hoti, e cila mohoi se i janë kërkuar komente për amandamentin e propozuar nga presidenti Thaçi për mandatin e Speciales. Nga Haga thonë se përveç palëve tjera, edhe kryeministri është njoftuar për mundësinë që të dërgojë komente për këtë amandament që ka shkaktuar një situatë dramatike brenda dhomave të Kushtetueses në kuadër të Gjykatës Speciale. Sidoqoftë, nuk dihet pse kryeministri po refuzon të jap komentet e tij.

2 nëntori është afati i fundit kur palët nga të cilat janë kërkuar komente dhe parashtresa me shkrim për amandamentin për mandatin e Speciales, mund t’i dërgojnë ato në Dhomat e Kushtetueses në kuadër të Gjykatës Speciale. Prokuroria e Specializuar, presidenca dhe Ombudspersoni janë tri institucionet që deri më tani kanë dërguar komentet e tyre në lidhje me këtë amandament, shkruan lajmi.net.

Dhomat e Kushtetueses në kuadër të Speciales, në dokumentet që kishte parë lajmi.net, komente për mandatin e Speciales kishin kërkuar edhe nga kryeministri Hoti.

Sidoqoftë, zyra e këtij të fundit në një përgjigje për lajmi.net mohoi se ka pasur një kërkesë të tillë nga Haga.

“Zyra Ligjore e ZKM-së,  nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për opinion apo komente lidhur me çështjen e ngritur nga ana e gazetarëve”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Hotit për lajmi.net.

Mirëpo kështu nuk thonë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë. Në një përgjigje dhënë lajmi.net,  ata thonë se të gjitha palët e përmendura në dokumentin e lartëshënuar janë njoftuar për mundësinë për komentet e tyre, pra përfshirë edhe zyra e kryeministrit Hoti.

“Vendimi për njoftimin mbi kërkesën për informacione thotë se: Gjykata Kushtetuese paneli 1, vendos që të njoftojë autoritetet si në vijim për mundësinë e tyre që në lidhje me kërkesën, deri më 19 tetor 2020, të dërgojnë parashtresa me shkrim, nëse duan ta bëjnë këtë, mbi pranueshmërinë ose meritat e kërkesës(amandamentit): Presidenti i Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë(Joseph Borrell), Kryeministri i Kosovës, Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara si dhe shefi i EULEX-it”,  kanë thënë në një përgjigje për lajmi.net nga zyra për media e Gjykatës Speciale të Hagës.

Ata tutje thonë se të gjitha palët janë njoftuar në lidhje me vendimin, ani pse zyra e Hotit e mohon një gjë të tillë.

“Bazuar në të lartëpërmendurat, të gjitha palët janë njoftuar për vendimin. Shpresojmë se kjo e sqaron”, thuhet tutje në përgjjigjen e dhënë nga Specialja për lajmi.net.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, që nga fillimi ishte shprehur shumë i rezervuar që të jap deklarata për punën e Speciales.

Hoti edhe tani kur po i kërkohet një qëndrim me shkrim, zyrtar për mandatin e Speciales, po refuzon ta bëj një gjë të tillë.

Për këtë çështje s’ka folur ende kryeministri, si dhe nuk dihet se përse zyra e tij po e mohon se i janë kërkuar komente në lidhje me amandamentin e propozuar nga presidenti Thaçi.

Palët e lartëpërmendura e kanë ditën e hënë të javës së ardhshme, afat të fundit për të dorëzuar komentet e tyre për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, nenit 162 që ndërlidhet me mandatin e Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ani pse nuk i ishin kërkuar komente, kishte ndërhyrë në këtë çështje me një kërkesë të veçantë drejtuar Dhomave të Kushtetueses, në të cilën theksonin se amandamenti prek direkt punën e tyre hetuese, dhe se është e pashmangshme që ata të japin mendimin e tyre për të.

Lexo edhe:

Komente kishte dërguar edhe zyra e presidentit. Këta të fundit kishin thënë se kërkesa për amandament ishte bërë me të vetmin qëllim që të evitohen të gjitha paqartësitë e mundshme në lidhje me mandatin e Speciales.

Javën e ardhshme ndërkaq pritet të bëhen të ditura edhe komentet e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, si dhe shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Pas marrjes së të gjitha komenteve dhe parashtresave me shkrim, Dhomat e Kushtetueses së Speciales pritet të marrin një vendim në lidhje me amandamentin e propozuar.

I njëjti, para se të shkojë tek Kryetari i Dhomave të Specializuara, nga presidenca ishte dërguar tek kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila edhe kishte marrë vendim që të njëjtin ta çojë për interpretim në instancat e Speciales. 

ShareTweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022

Hoxhallarët dalin kundër Ministrisë së Arsimit: Mbulesa dhe mësimi fetar nuk i cënon shkollat!

January 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.