Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar sërish për grevën në arsim, raporton Gazeta Blic.Ata nuk kanë lënë gjë pa thënë për grevistët duke shkuar aq larg sa kanë kërkuar që grevat në arsim të ndalohen me ligj.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
RIKUJTIM E RISQARIM!
1. Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
2. Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.
3. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!
4. Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!