Fokusi i takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 27 qershor, do të jetë ekonomia, dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Ndaj Administratës Trump dhe të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shkruan Indeksonline.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar nëse marrëveshjet në fjalë mes Kosovës dhe Serbisë, kishin ndonjë rezultat.
“Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit #lufthansa #railway #aviation? Nuk gjeta dot”, ka shkruar Carmon.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenellit.
Ai ka thënë që Viola Von Cramon, është duke u ankuar që 20 vjet dhe nuk po bën asgjë.
“Viola, Administrata Trump në vend që të kritikojë, bën gjithçka për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë. Pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: liberalizimin e vizave për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët për 20 vjet. Bëjeni pjesën tuaj”, u shpreh Grenell.