
Ambasadori amerikan në Berlin njëherit edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falenderuar kreun e VV-së për takimin e zhvilluar sot.
Grenell përmes Twitterit ka falënderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.
“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.
I dërguari i Presidentit Trump dje ka arritur në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Grenell sot ka takuar partitë politike, fillimisht ka qëndruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.
Pas VV-së, Grenell i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë qëndruar edhe në selinë e LDK-së. Aty janë pritur nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.
