
Sipas një njoftimi nga zyra e tij, presidenti Hashim Thaçi sonte do të ketë një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Grenell ndodhet për vizitë në Kosovë, dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.