Granit Xhaka dhe Leonita janë bërë dje prindër për herë të parë.
Ditën e djeshme, futbollisti i njohur Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë.
Leonita solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e ndau vetë futbollisti në rrjete sociale.
Ai publikoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me të voglën, të cilin i kishin treguar vetëm dorën e vendosur mbi dy duart e prindërve.
Vetëm pak më parë, Leonita ka zbuluar për ndjekësit në Instagram emrin që ajo dhe Graniti kanë zgjedhur për bebushen e tyre.
Dyshja e ka pagëzuar të voglën me emrin Ayana.
“Ayana Xhaka. Mami dhe babi të duan përgjithmonë.”- shkroi bashkëshortja e futbollistit krahas fotos së publikuar në Instagram.
Discussion about this post