Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank” në Klinë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në orën 4:40.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodrani Nikqit, ka thënë për Indeksonline se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Nikqi.
Sipas tij Policia është duke i punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Ndërsa ende nuk dihet se a kanë vjedhur para në këtë bankomat./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post