
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e minsitrit për Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka bërë thirrje sërish për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në protestën që u mbajt sot në Veri, Rakiq po ashtu tha se duhet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.
“Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur e jo Prishtina”, ka thënë Rakiq.
Rakiq gjithashtu tha se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.