Është arrestuar një person në Babimofc të Obiliqit, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë një zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë.
Si pasojë e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.