Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Godet rëndë analisti për kompromiset: A do të shpëton Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, pas dorëheqjes së gjyqtarit Raynor!

April 4, 2020
9
SHARES
966
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
hashim thaqi-gjykata speciale

“Dorëheqja e zëvendëskryetarit të Gjykatës Speciale bëhet edhe më e dyshimtë dhe kurioze, për vet faktin se e gjitha kjo ndodhi menjëherë pas takimit të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin me ndërmjetësimin e Richard Grenellit në Vashington, gjë që dëshmon se jo vetëm Gjykata Speciale që është një ngrehinë për presione politike, por edhe Hashim Thaçi duke pasur mbështetjen e Grenellit, ka pranuar të bëjë lëshime të mëdha dhe kompromise të dhembshme në kurriz të shtetit të pavarur të Kosovës, përfshi edhe ndarjen dhe faljen e pjesëve më vitale të saj, Serbisë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Një dorëheqje e radhës, e një gjykatësi tjetër, ka ndodhur së fundi në Gjykatën Speciale të Kosovës, për krimet e dyshuara të luftës. Sipas informacioni publik, Gjyqtari Keith Raynor më 19 mars 2020 i ka paraqitur kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij nga lista e gjyqtarëve ndërkombëtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe gjithashtu edhe dorëheqjen nga posti i zëvendëskryetarit. Raynor ka dhënë dorëheqje nga dy pozitat e tij, duke u arsyetuar se këtë e bënë pas situatës dhe krizës globale shëndetësore, ndërkohë kohën e tij ka thënë se do t’ia kushtojë punës si gjykatës në Angli. Mirëpo analistët politik në Kosovë, të cilët vazhdimisht janë shprehur kritik për vonesat e gjata për konstituimin dhe funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate, vlerësojnë  se me këtë dorëheqje të radhës Gjykata Speciale –Dhomat e Specializuara, e kanë marr edhe një  hap tjetër të ri mbrapa  drejtë dështimit, në kohën më kritike,sepse gjithçka ishte në pritje të shpalljes së aktakuzave të para dhe arrestimit të të dyshuarve të intervistuar.
.
Lidhur me këto zhvillime të fundit, në këtë institucion të drejtësisë ndërkombëtare, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Gani Qarri, sipas të cilit, sipas zhvillimeve më të reja, e veçanërisht pas dorëheqjes së papritur të zëvendëskryetarit dhe gjykatësit të lartë të Dhomave të Specializuara z. Keith Raynor, pikërisht në kohën kur pritej të dëshmohej efekti disavjeçar i aktivitetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të kësaj gjykate, vërteton se Gjykata Speciale jo vetëm që ndodhet në momente tejet kritike dhe po kalon nëpër një krizë të thellë e të paprecedent, por edhe puna e mëtejme dhe themelet e saj kanë filluar seriozisht të lëkunden. Qarri dyshon se kjo Gjykatë po futet në një fazë të ndikimeve të thella politike që varen nga procesi i dialogut me Serbinë dhe korrigjimi i listës me emrat e përfshirë në të, si të dyshuar nga raporti i Dick Martit, ku figuron edhe emri i Hashim Thaçit.

Image
Gani Qarri

 
“Siç dihet tanimë nga opinioni i gjerë, Gjykata Speciale është themeluar pas publikimit të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty,me arsyetimin se kinse gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas, për çka deri më tani, janë ftuar rreth 250 ish-luftëtarë të UÇK-së për tu marrë në pyetje,në cilësi të ndryshme, një pjesë e të cilëve kanë heshtur para prokurorëve të Speciales dhe ende nuk ka asnjë aktakuzë të shpallur as të arrestuar. Argumenti që vet zëvendëskryetari dhe njëri nga gjykatësit më të lartë të Dhomave të Specializuara Keith Raynor, në momentet vendimtare ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në këtë gjykatë, dëshmon se Gjykata Speciale për krimet e luftës, mori edhe një  hap tjetër drejtë dështimit, në kohën më kritike, kur edhe pritej shpallja e aktakuzave të para. Për aq më tepër, bie në sy fakti, se si pothuajse të gjithë ish udhëheqësit e tjerë të lartë të Shtabit të UÇK-së janë ftuar për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, por jo edhe Xhavit Haliti e madje as vet Hashim Thaçi i cili në raportin e Dick Martit, figuron si i akuzuari kryesor”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Sipas Qarrit, edhe hulumtimet e gazetës “Vashington Post”,si dhe gazeta tjera shkruajnë e dëshmojnë se Grenell, jo vetëm që nuk ishte shumë i dëshiruar në Gjermani si ambasadorë, por ka përkrahur dhe punuar praktikisht për politikan e oligarkë të ndryshëm kontravers nga Moldavia e Hungaria deri në vendet e Afrikës së largët, prandaj ai mundë të jetë futur në pazare edhe lidhur me këtë rast.

“Dorëheqja e zëvendëskryetarit të Gjykatës Speciale bëhet edhe më e dyshimtë dhe kurioze, për vet faktin se e gjitha kjo ndodhi menjëherë pas takimit të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin me ndërmjetësimin e  Richard Grenellit në Vashington, gjë që dëshmon se jo vetëm Gjykata Speciale që është një ngrehinë për presione politike, por edhe Hashim Thaçi duke pasur mbështetjen e Grenellit, ka pranuar të bëjë lëshime të mëdha dhe kompromise të dhembshme në kurriz të shtetit të pavarur të Kosovës, përfshi edhe ndarjen dhe faljen e pjesëve më vitale të saj, Serbisë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj sipas Gani Qarrit, edhe Aleksandër Vuçiqi  deklaroi pas kthimit nga vizita e fundit në Amerikë, për në Serbi,  se kishte arritur gjithë ato që kishte dëshiruar, i kënaqur me dështimet galoponte të Thaçit dhe sukseset e veta edhe në Amerikë, e që mund të jetë pajtuar, që Thaçi të lirohet nga akuzat e kësaj Gjykate, ndërsa Grenell ka ushtruar presion aq të madh mbi zëvendëskryetarin e Gjykatës Speciale për heqjen e Thaçit nga lista e të akuzuarve, sa që duke mos mundur ti qëndroj presionit të tij dhe të punojë nën trysni e diktate të tilla, gjykatësit të lartë dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës Speciale Keith Raynor, nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveçse më 19 mars 2020, ti paraqes kryetares Ekaterina Trendafilova, dorëheqjen e tij nga lista e gjyqtarëve ndërkombëtar dhe zëvendëskryetari i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Qarri kujton se përderisa Raynor nuk ishte emëruar mjek, por gjykatës në Gjykatën Speciale të themeluar në bazë të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, kinse gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas, për gjykimin e tyre, dorëheqja e tij nga dy pozitat me kaq rëndësi në këtë gjykatë, kinse vetëm për shkak të situatës dhe krizës globale shëndetësore dhe punës si gjykatës në Angli, nuk më duket aspak bindëse, për vet faktin se deri më tani, në praktikën botërore, gjykime kundër viruseve, përveç luftimit me ilaçe dhe punës së mjekëve, nuk njihen as dihet të jenë mbajtur e ushtruar ndonjëherë, kudo qoftë në botë, e as në Angli. 

Share5Tweet

Related Posts

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Arrestohet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryente kriminalitet ryshfeti!

May 27, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Skandal pas skandali, Çeku: Thaçi ka tentuar të ndërtojë pallat presidencial në qendër të Prishtinës, Kosova rrezikohet nga arbitrazhi!

December 31, 2021

Dusan Janjiq: Ja emrat e politikanëve serbë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë që fshihen pas idesë për shkëmbim territoresh!

November 26, 2021

Thaçi mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon kërkesën!

October 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.