
Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për kryeministrin e ri, Avdullah Hoti.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikane adoleshentë.
Postimi i plotë:
U pezullu!. S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy. Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikane adoleshenta. Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim. Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjërën pale.