Se sa është e fuqishme Lista Serbe në Kosovë dhe sa është përcaktore për politikën kosovare, u pa sidomos tani kur u bë qeveria e re e Kosovës, shkruan Gazeta Mejdani.
Nuk ka vonuar shumë dhe është lajmëruar menjherë Marko Gjuriq nga Beogradi.
Pra, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur haptas për rëndësinë e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës.
Sipas tij, testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen.
Kështu i ka thënë RTS-së drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Duhet të presim dhe të shohim nëse vendimi i parë i Qeverisë Hoti do të jetë heqja e reciprocitetit”, deklaroi ai.
“Lista Serbe është ajo nga e cila varet kjo Qeveri dhe pres që të jenë në pozitë të mirë”, u shpreh Gjuriq.
Ndërkaq, lajmin për ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e ka cilësuar përpjekje për përzierje nga jashtë në procesin zgjedhor të Serbisë./Gazeta Mejdani/