
Një gjuhë aspak të hijshme ka përdorur Fadil Kajtazi, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe bashkëshorti i Kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi.
Sipas tij, nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka tradhtuar partinë.
Përmes një komenti në Facebook, burri i deputetes nga Gjilani ka shkuar edhe më larg, duke e quajtur Osmanin me shprehje ofenduese “magaricë”.
Kajtazi këto reagime i ka bërë pas deklaratave të deputetit, Driton Selmanajt, mbrëmë në një televizion.
Ai deklaroi se Osmani e ka dëmtuar keq LDK-në.
“LDK-ja e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti”, ka deklaruar Selmanaj. /Indeksonline/