
Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të rikujtuar aksionin e 26 korrik-ut 2011, ku edhe u vra polici, Enver Zymberi, nga strukturat kriminale serbe në një aksion policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.
Gjinovci, bashkangjiti një foto të po atij viti ku thekson se LVV si opozitë, u bashkua me qeverinë e atëhershme për qëllime të përbashkëta, duke thirrur për rezistencë sepse ishte interes nacional.

“Me 26 korrik 2011 kur Qeveria e atehershme çoi trupat në veri (me ç’rast ra dëshmor polici Enver Zymberi), LVV e pat mbështet Qeverine dhe pat kerku mos me u zmbraps. Pse? Sepse ishte interes nacional i Kosoves. Keshtu duhet me vepru opozita.”