Sipas një raporti të përgatitur nga KTV, Komuna e Gjilanit nuk do ta ketë ëhetë në muajt në vijim. Ka muaj të tërë që banorët e Komunës së Gjilanit janë në krizë për ujë të pijshëm.
I gjithë ky problem me ujë në Komunën e Gjilanit vjen si rezultat i kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar dukshëm në furnizimin me ujë në këtë qytet, transmeton Gazeta Mejdani.
Niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të të reshurave atmosferike, ka rënë dukshëm, e qytetarët thonë se, në mungesë të ujit të pijshëm, po hasin në vështirësi të shumta.
Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijes, derisa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi.
Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, kanë bërë plan për menaxhimin e situatës, duke hapur disa puse.
Po të njëjtit, para 3 javësh i kanë kërkuar ndihmë Qeverisë së Kosovës, në vlerë të 650 mijë eurove për ta tejkaluar situatën emergjente, por kjo e fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, ani pse Komuna e Gjilanit ka rezerva ujore vetëm edhe për dy muaj.
Ismajli ka theksuar se do të mundohen në të gjitha format të gjejnë fonde nga buxheti i komunës, ndonëse diçka e tillë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar qytetarët mjaftueshëm me ujë të pijes.
Në KTV është raportuar se Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se pse nuk i ka dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post