
Kryeministri Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani morën pjesë në marshin me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Ky manifestim ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara.

E në këtë marsh, kryeministri Kurti, ka ndihmuar ta shtyjë karrocën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi.
Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm.
Kujtojmë se 1 marsi, është Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës.