Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Gjermani Hoferer: Të ketë zgjedhje demokratike, taksa të hiqet nga qeveria e re!

October 3, 2019
7
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Hoferer

Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit duhet të jenë të lira dhe të zhvillohen sipas të gjitha standardeve demokratike. Kështu thotë për Radio Kosova kryetari i “Paneuropa-Jugend Bayern” njëherësh nënkryetar i së njëjtës organizatë për Gjermani, Christian Hoferer. Pas zgjedhjeve duhet të krijohet një qeveri stabile e cila do të koncentrohej në luftimin e korrupsionit dhe tejkalimin e shumë sfidave. Për sa i përket taksës, Hoferer thotë se ajo duhet të hiqet nga qeveria e re.

“Menjëherë pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveria e re, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që mundësisht të krijohet një qeveri shumë stabile“, thekson Hoferer, teksa thekson se zgjedhjet parlamentare të dielën duhet të mbahen të lira dhe sipas të gjitha standardeve demokratike: “Nuk guxon të ketë blerje të votës,  shantazhe, apo manipulim të votës gjatë procesit të numërimit. Gjithashtu, që  diasporës kosovare t’i mundësohet vota e lirë. Institucionet, ndërkaq, duhet të kujdesën që vota e dhënë të jetë e sigurt“. Horere ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje, sepse  “bëhet fjalë për Republikën e Kosovës dhe për një të ardhme të mirë dhe stabile të vendit“. Ai thotë se e do Kosovën ku njerëzit janë shumë miqësorë dhe mikpritës dhe ku rinia është shumë e motivuar. “Kjo rini, në mënyrë të veçantë e meriton një perspektivë dhe të ardhme të mirë“, thekson ai.

Hoferer thekson se sfidat që e presin qeverinë e re pas zgjedhjeve janë “dialogu me Serbinë, sqarimi i statusit të Kosovës në OKB, procesi i liberalizimit të vizave, anëtarësimit të Kosovës në Interpol, etj“. Sipas Hoferer “është me shumë rëndësi që të gjitha këto procese të zhvillohen dhe të shtyhen përpara në bashkëpunim dhe mbështetje të ngushtë me partnerët evropianë.“

Pas zgjedhjeve ai thotë se është me shumë rëndësi “që qeveria e re e Kosovës të koncentrohet në këtë tri pikërëndesa: Luftimi i korrupsionit është me rëndësi jetike dhe kjo duhet të bëhet me seriozitet dhe jo me fjalë. Së dyti: duhet të forcohet akoma më shumë pjesëmarrja e gruas në shoqërinë kosovare dhe kjo jo vetëm në pozicione udhëheqëse në institucione, por edhe në familje dhe e treta: ndërtimi i një sistemi social, me theks të veçantë rregullimi me ligj i sigurimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo mund të bëhet me ngritjen e një fondi për sigurime pasi në vend ekzistojnë kapacitete financiare për t’u bërë kjo“, thekson ai.

Hoferer shprehet edhe për heqjen e taksës: “Taksa në fillim është treguar e drejtë dhe ka dhënë rezultate e saj. Ndërkaq, tani, ka ardhur koha që taksa të largohet, sepse taksa ka bllokuar dialogun, i cili ndërmjetësohet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Gjithashtu, është dëshmuar se taksa në një periudhë të gjatë stimulon tregtinë ilegale dhe kontrabandën përmes kufirit.“

Ndërkaq, lidhur me idenë për këmbimin e territoreve, e cila ka qarkulluar për një kohë dhe vazhdon të mbetet aktuale, Hofere është kundër:

“Jam në mënyrë kategorike kundër këmbimit të territoreve me Serbinë ashtu siç është diskutuar në mënyrë të përsëritur gjatë dy viteve të kaluara.  Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i etabluar dhe i paprekshëm. Ideja e shteteve monoetnike është e tejkaluar dhe në të kaluarën ka qenë shkak i shumë luftërave. Ndryshimi i kufijve në Ballkan do të hapte „Kutinë e Padorës“ për vendet e tjera në Evropën Juglindore. Këtu mendoj në Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë. Natyrisht, Serbia duhet t’ua njohë dhe respektojë të gjitha të drejtat e minoriteteve për shqiptarët në Luginën e Preshevës“.

Share7Tweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022

Qan me ‘lot’ Petkoviq: Kurti na e pengoi referendumin, por zgjedhjet e 3 prillit do t’i mbajmë edhe në Kosovë!

January 17, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.