Brenda 2 javësh, numri i personave të prekur nga Kovid-19 jashtë Kinës është rritur 13 fish dhe numri i vendeve të ndikuara është rritur 3 herë më shumë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi llojin e ri të koronavirusit si pandemi (epidemi globale).
Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus në deklaratën për shtyp të bërë në Gjenevë, u shpreh në lidhje me koronavirusin e ri (Kovid-19).
Ai bëri të ditur se brenda 2 javësh, numri i personave të prekur nga Kovid-19 jashtë Kinës është rritur 13-fish dhe numri i vendeve të ndikuara është rritur 3 herë më shumë. Ai deklaroi se Kovid-19, përmbi rajonet dhe grupet, është pandemi, që do të thotë një epidemi globale.
Ghebreyesus tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë vlerësimet e epidemisë për 24 orë dhe shprehu shqetësimin e thellë për “agresionin” me të cilën përballet virusi dhe duke theksuar se nuk ka një mobilizim të mjaftueshëm kundër virusit, ai tha: “Këtej e tutje Kovid-19 do të cilësohet dhe vlerësohet si pandemi”.
Organizata në fjalë, për herë të fundit kishte shpallur pandemi virusin H1N1 në vitin 2009.