
Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e veriut dje në orën 08:39, në afërsi të objektit të personave të vetmuar, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb.
Sipas raportit policor vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
Discussion about this post