Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë

Gjashtë zakonet më të mira për ta mbajtur trurin të freskët dhe në formë sipas shkencës!

October 15, 2021
4
SHARES
935
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Truri

Nëse keni pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk jeni më aq të mprehtë sa dikur -për shembull ndoshta zhgënjeheni kur nuk gjeni dot emrin e një aktori ose politikani që shfaqet në ekranin e televizorit – kjo mund t’ju ​​ketë nxitur të ndaleni dhe reflektoni mbi aftësinë e trurit tuaj, dhe nëse mos nga ai moment ka nisur “tatëpjeta”.

Është e vërtetë se zakonisht truri e përfundon zhvillimin në të 20-at tona, pas së cilës ka një ngadalësim gradual të aftësive njohëse me kalimin e moshës, prandaj është mirë që të filloni të mendoni herët për këto gjëra. Më vonë ekziston edhe rreziku i demencës, i shkaktuar nga sëmundje të tilla si Alzheimeri.

Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të normave të demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen qëtë dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.

Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse

Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.

Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të dytë të huaj dhe udhëtimet.

Socializohuni me të tjerët

Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.

Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.

Qëndroni fizikisht aktivë

Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.

Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.

Hani shëndetshëm

Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.

Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.

Jini vazhdimisht kuriozë

Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak

të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”.

Mendoni pozitivisht

Jo pak studime tregojnë se qëndrimet tuaja ndaj plakjes, mund të kenë pasoja reale për shëndetin tuaj nervor. Nëse prisni që të bëheni gjithnjë e më të ngadaltë dhe të prirur ndaj harresës, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse.

Por nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura –që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

A ekziston shpirti i njeriut dhe çka është ai: Flasin studiues dhe shkencëtarë të ndryshëm!

October 23, 2021

Pesë fakte magjepsëse dhe të pabesueshme rreth hipnozës!

October 15, 2021

Më shumë se 648 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19!

October 14, 2021

E vërtetuar edhe shkencërisht: Kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar kujtesën!

July 16, 2021

Pse duhet të pimë ujë sapo të zgjohemi në mëngjes?

June 7, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.