Policia ka arrestuar dy persona pas janë rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dol të Gjakovës.
Raportohet se të dyshuarit janë babë e djalë, ky njeri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, njofton PK, transmeton Gazeta Mejdani.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djal) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post