Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për Ministër të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, aktualisht kryetar i komunës së Podujevës. Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazetës Insajderi brenda LDK-së. Ndërsa, vendimin e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
Pas emërimit të tij në postin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pos, Veliut, post ekzekutiv ka marrë edhe Avdullah Hoti, i cili sipas këtyre burimeve është propozuar për zëvendëskryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa, mësohet se Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë, Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit, Lumir Abdixhiku ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Vlora Dumosh ministre e Kulturës.