Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Gëzim Kelmendi ia njeh ‘të bëmat’ Albin Kurtit dhe e fton t’i besoj Zotit!

January 12, 2020
208
SHARES
28.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gëzim Kelmendi-Albin Kurti

Pse e kundërshtoj dhe kritikoj Albin Kurtin?

Gjatë dy mandateve të mia si deputet në Kuvendin e Kosovës kam pasë raporte të mira me Albin Kurtin.
As atëherë dhe as tani nuk e kam fyer apo ofenduar.
Por ne jemi rival politik dhe është normale që ta kritikojmë njëri tjetrin kur mendojmë se kemi të drejtë.

Pse filloi kundërshtimi apo mospajtimi im me Albin Kurtin?

1. Në vitin 2011 deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin nuk na mbështetën në amendamentet e propozuara për mbulesën dhe edukatën fetare( dolën nga salla e seancës plenare).

2. Në vitin 2013 imami i nderuar dhe i respektuar në vendin tonë Hoxhë Irfan Salihu u “përsekutua” padrejtësisht nga opinioni politik dhe jopolitik.
Pjesë e këtij përsekutimi ishte edhe VV-ja në krye me Albin Kurtin.
Grupi i grave deputete kishin shkuar në BIK për ta takuar Myftiun Tërrnava.
Pjesë e këtij grupi ishin edhe përforcimet nga gjinia mashkullore.
VV-ja i kishte siguruar mbështetjen e grave deputete me shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufcën.
Qëllimi i vizitës së tyre në BIK kishte kishte një kërkesë ” ndëshkimin e Hoxhës së nderuar Irfan Salihut”.

3. Në vitin 2014 deputetët e VV-së në krye me Albin Kurtin u bënë bashkë me deputetët e PDK-së dhe votuan ligjin që kufizon “ezanin”. Në atë ligj “ezani” cilësohej si zhurmë akustike. Në atë kohë PDK-ja ishte pjesë e pushtetit dhe kryeministër ishte Hashim Thaçi. Çdo ligj që vinte nga qeveria Thaçi në Kuvend, kundërshtohej nga VV-ja, por ligji kundër “ezanit” i bëri bashkë VV-në dhe PDK-në.

4. Lufta kundër islamofobisë. Në paraqitjet publike Albin Kurti ka deklaruar se do ta luftoj islamofobinë. Por islamofobët më të mëdhenj të Kosovës në krye me Sadri Ramabajën janë në VV. Sadri Ramabaja si kandidat për deputet nga VV-ja me 2017 pati fyer muslimanët dhe fenë Islame në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Sadri Ramabaja aktualisht është duke u akuzuar si pjesëmarrës i organizatës terroriste “Syri i Popullit”. Dhe Albin Kurti si lider i VV-së i jep mbështetje të fuqishme Sadri Ramabajës.

5. Ndryshimi i qëndrimit për bashkimin kombëtar. Në fillim të paraqitjes së tyre publike, VV-ja kërkonte në vazhdimësi bashkim kombëtar. Por me kalimin e kohës kjo kërkesë e tyre u zbeh dhe tani nuk mbështetet fare.

6. Ndryshimi i qëndrimit për bisedimet me Serbinë. Prej paraqitjes së tyre publike, VV-ja ka kundërshtuar bisedimet me Serbinë. Në emër të këtij kundërshtimi kanë zhvilluar protesta me pasoja në njerëz edhe nga protestuesit dhe nga policët dhe dëmtime të pronës publike.
Ndërsa sot kandidati për Kryeministër Albin Kurti deklaron:” në fillim të mandatit tim si kryeministër do të takohem me zëvendësin e Mogherinit për të filluar bisedimet me Serbinë.
Përveç kësaj zyrtari i lartë i VV-së Xhelal Sveçla ende pa e marrë pushtetin takohet në Tiranë me Marko Gjuriqin e qeverisë së Serbisë.

7. Futja e edukatës seksuale në shkolla.Me propozimin e deputetes së VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, edukata seksuale është përfshirë në korrikulën arsimore për shkollimin fillor.

8. Ndryshimi i qëndrimit për AAK-në. Në mandatin 2010-2014 deputetët e VV-së kishin akuzuar AAK-në për shumë gjëra të këqija pas luftës, por në mandatin 2014-2017 bëhen bashkë me AAK-në në të ashtuquajturin ” blloku VLAN” që ishte nominuar Ramush Haradinaj për kryeministër.

9. Nryshimi i qëndrimit për LDK-në. Në mandatin 2014-2017 kur kryetari LDK-së Isa Mustafa prishi “bllokun VLAN” dhe u bë kryeministër, VV-ja në krye me Albin Kurtin shpërthyen në akuza, fyerje, sharje, shpifje, gjuajtje me vezë e molotov në drejtim të qeverisë Mustafa. Kryeministrit Isa Mustafa i thanë argat i Serbisë, vrasës i Astrit Deharit, hajn me 50 dosje në prokurori dhe të tjera.
Ndërsa në këtë mandat Albin Kurti e cilëson Profesor Isa Mustafën si shpëtimtar të Kosovës dhe koalicionin me LDK-në e quan koalicion të shpresës.

10. Heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë. Përderisa në të kaluarën VV-ja ka bërë thirrje për bojkot të produkteve nga Serbia, tani Albin Kurti thotë se në fillim të mandatit si kryeministër do ta heqë taksën 100% për produkte nga Serbia.

11. Mosnjohja e shtetit të Kosovës. Prej kur Kosova ka shpallur pavarësinë e deri me datën e zgjedhjeve të fundit 6 tetor 2019, VV-ja në krye me Albin Kurtin nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Prej 6 tetorit, Albin Kurti e njeh shtetin e Kosovës.

Këto ishin disa nga arsyet pse unë e kundërshtoj dhe e kritikoj VV-në në krye me Albin Kurtin.

Për fund kam një porosi dhe një kërkesë për kandidatin për kryeministër Albin Kurtin.

Porosia është: derisa jemi në politikë është normale ta kritikojme dhe kundërshtojmë njëri tjetrin.
Dhe unë gjithmonë do të kritikoj dhe kundërshtoj aty ku mendoj se ke gabuar.
Por kurrë nuk do të ofendoj, shaj, fyej, sulmoj dhe shpifi ashtu si ti ke bërë me rivalët e tjerë politik.

Kërkesa ime për juve i nderuar kryetar i VV-së dhe kandidat potencial për kryeministër Albin Kurti:

Pranoje egzistencën e ZOTIT. Mos e moho egzistencën e ZOTIT. Edhe pse në paraqitjet e juaja publike mundohesh me diplomaci të iu përgjigjesh pyetjeve se a beson në ZOT.
Por edhe unë, edhe shumë të tjerë e dijmë që ti nuk e beson ZOTIN.
Kosova është një shtet me mbi 99% besimtarë të ndryshëm ( musliman, katolik dhe ortodoks) dhe një kryeministër që nuk e beson egzistencën e ZOTIT, i lëndon ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

Gëzim Kelmendi

https://www.facebook.com/gezimkelmendipersonal/posts/3066140593409971
Share14Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.