
Kolegë dhe miq,
Gazeta Zëri, para disa ditëve i ka larguar nga puna mbi 20 punonjës. Në mesin e tyre nuk isha unë, por sot me vendimin tim iu bashkova. Ata ishin arsyeja e parë ndonëse ka edhe shumë arsye tjera pse unë vlerësoj se nuk duhet të vazhdoj të jem pjesë e këtij mediumi, tash pas mbylljes së gazetës.
Megjithatë, për punën e bërë bashkë, u shpreh mirënjohje të gjithë kolegëve që kanë qenë e vazhdojnë të jenë pjesë e asaj redaksie, me të cilët e kemi ndjekur veç një qëllim, ngritjen profesionale të Zërit.
Gjithashtu, ndihem e privilegjuar që pata mundësinë të punoj me kryeredaktorin e gazetës, Mehmet Gjatën, për ta mësuar e ngulitur në kokë përjetësisht se njerëzillëku me profesionin shkojnë gjithmonë bashkë.
Faleminderit njerëz, kishte punë por edhe kënaqësi!
