Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi i ka quajtur të shkruara nga pseudo gazetarët shkrimet për arritje të marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi derisa ka shpërndarë lajmin ku shkruhet se Klan Kosova ka siguruar një kopje të marrëveshjes VV – LDK për ndarje të ministrive, ai thotë se si ka mundësi që emrat të sigurohen në bazë të emërtimeve të tanishme, e jo në bazë të asaj që është dakorduar.
“Nëse qenka në bazë të emërtimeve të tanishme, pse nuk qenka ndarë 21 ministri, por, vetëm 12?”, ka shkruar Bislimi.
https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10162893255690475
Discussion about this post