Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ndaj një deklarate të shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka theksuar se qëndrimet e Vjosa Osmanit janë në përputhej me ato të Vetëvendosjes.
Geci ka thënë se po të ishte Vjosa Osmani nënkryetare në Vetëvendosjes kurrë nuk do të mund t’i mbronte interesat e kësaj lëvizje siç është duke i bërë nga pozicioni nënkryetares së LDK-së
“Prandaj LDK është parti e qendrës së djathtë evropiane, ku secili mundet të mendoj si të dojë dhe të votoj si të dojë. Me pas qenë Vjosa nënkryetare në LV kurrë s’kishte mujtë me i mbrojtë interesat LV-së qysh po i mbron nga pozicioni i nënkryetares së LDK-së. I kishin pas thanë Fatmir Limës kur u bë ministër i ministrisë së Telekomunikacionit nga PDK-ja, ndërroje sekretarin e ministrisë së se është i LDK –së, jo kish pas thanë kurrë se ndërrojë se me pru të PDK-së, kurrë s’më ngon si ky i LDK-së, edhe LV pse me ndërruar!!”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.