Galatasaray nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i Xherdan Shaqirit, të cilin e do qe një kohë të gjatë.
Mosangazhimi i tij në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpoolin mund ta favorizojnë skuadrën turke.
Prandaj, futbollisti kosovar mund të largohet nga kampioni evropian dhe botëror gjatë verës që vjen.
Mediat turke shkruajnë se gjiganti nga Stambolli e ka rikthyer interesimin për 28 vjeçarin. Galatasaray synon të jetë sa më i suksesshëm këtë sezon në Superligën turke dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Me këtë rast, klubi më i madh turk do ta kishte mundësinë ta bindte më lehtë ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt që të zbarkojë në kryeqytetin turk, shkruan e përditshmja turke “Sabah”.
Shaqiri e ka realizuar vetëm një gol këtë sezon me Liverpoolin, me të cilin i ka zhvilluar 6 ndeshje. Ai ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2023, por mund të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit.