
Nga shpërthimi që ndodhi në një lokal në Ferizaj, numri i të lënduarve ka arritur në 42.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Reka.
Ai ka shtuar se nga 42 të lënduar 12 prej tyre janë dërguar për në QKUK.