Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Foreign Policy Magazine: Si u bë që zgjedhjet amerikane t’u ngjasojnë atyre të demokracive të brishta?

October 27, 2020
8
SHARES
3.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Foreign Policy

Me presidentin aktual amerikan që po sulmon procesin zgjedhor si të kurdisur dhe refuzon të zotohet se do t’i respektojë rezultatet, zgjedhjet e 3 nëntorit u ngjasojnë përherë e më shumë atyre të demokracive në telashe dhe të vendeve autokratike. Flas prej përvojës, duke qenë se kam udhëhequr dhe menaxhuar disa prej 40 përpjekjeve për monitorim të proceseve zgjedhore në 22 shtete, për më shumë se tridhjetë vjet me radhë.

Shkruan: Eric Bjronlund

Lëkundja e themeleve

Si bashkëthemelues dhe kryetar i “Demokracy International”, tani e shoh se Shtetet e Bashkuara po kapërcejnë nëpër probleme të ngjashme me zgjedhje që ne në komunitetin ndërkombëtar të monitorimit të zgjedhjeve kemi kritikuar në vende ku demokracia ende nuk ia ka dalë të lëshojë rrënjë thellë. Në demokracitë e mirëfillta, kundërshtarët politikë në përgjithësi nuk i sulmojnë rregullat ose drejtësinë zgjedhore, nuk akuzojnë kandidatin rival ose autoritetet e procesit zgjedhor, cenojnë votuesit ose kërcënojnë me përdorim të dhunës. Në vende me demokraci që nuk ia kanë dalë të rrënjosen thellë, ankesat për mashtrim dhe manipulim janë të zakonshme dhe dhuna – ose kërcënimi për përdorimin e saj – shpesh janë pjesë e procesit. Dhe kjo priret të minojë besimin publik në institucione dhe në procesin zgjedhor, por edhe në vetë demokracinë.

Në demokracitë në telashe dhe në autokraci ku kam monitoruar zgjedhje, pjesa më e madhe e argumenteve lidhet me integritetin e rregullave dhe me procesin. Kandidatët humbës zakonisht sulmojnë për mungesë të procesit të drejtë, pavarësisht nëse kanë bazë për sulmet e tyre. Në fakt, ju mund të deklaroni se një vend nuk është demokraci e suksesshme kur humbësit e zgjedhjeve fajësojnë mashtrimin për humbjen e zgjedhjeve dhe sulmojnë legjitimitetin e procesit.

SHBA-ja krahasohet me Bangladeshin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mund të krahasohen me Bangladeshin: ky vend ka shumë elemente të një demokracie, si zgjedhjet multipartiake dhe me një parlament funksional, por në secilën prej gjashtë palë zgjedhjeve prej kur vendi është në tranzicion pas shporrjes së autoritarizmit më 1991 partia humbëse ka akuzuar partinë fituese për kurdisje të rezultatit të zgjedhjeve. Një tjetër shembull është Egjipti, që nuk e shfrytëzoi mundësinë për të shkuar drejt një demokracie të vërtetë pas revolucionit të vitit 2011, me vënien në dyshim të secilit proces të pastajmë zgjedhor.

Në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit më 2014 e 2019, kandidati Abdullah Abdullah ka refuzuar të njohë fituesin e zgjedhjeve, presidentin Ashraf Ghani, duke e zhytur vendin në krizë të thellë politike. Në rastin më të keq, akuzat për vjedhje të zgjedhjeve mund t’i çojnë drejt një paralize që rezulton me dhunë, qysh ndodhi në Keni më 2007, ku rreth 1.400 persona mbetën të vdekur. Megjithëse në zgjedhjet e fundit të Kenisë është ulur shkalla e dhunës, partitë politike përsëri refuzojnë të njohin fituesin dhe kauzojnë se zgjedhjet janë vjedhur.

Si në shtetet jodemokratike

Si shumica e garuesve politikë në vendet jodemokratike, presidenti amerikan, Donald Trump, ka sfiduar në mënyrë agresive kredibilitetin e procesit zgjedhor. Gjatë debatit presidencial të 29 shtatorit, ta zëmë, ai pretendoi pa dëshmi se do të ketë “mashtrime që ju kurrë s’i keni parë”. Megjithëse votimi me postë është proces që funksionon mirëfilltas në krejt vendin, Trumpi vazhdimisht ka hedhur poshtë këtë formë votimi si të pabesueshme. Madje e ka quajtur “të tmerrshëm” dhe “të korruptuar”. Ai ka shkruar edhe në postime se votimi nëpërmjet postës është “i rrezikshëm”. Ka folur edhe për mashtrime që sfidojnë ligjshmërinë e krejt procesit. Edhe Donald Trump Jr,. në një video të postuar në platforma sociale ka folur për “të majtën që po shtron rrugën për t’i vjedhur këto zgjedhje”. Ai ka thënë se ka një “plan për të ndryshuar rezultatin e votimit tuaj”.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022

Reagimet e vendeve të ndryshme ndaj fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, çka po thonë mediat nëpër botë? (2-SHBA)

February 24, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.