Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, gjatë një interviste televizive në T7, ka folur mbi raportet e tij me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Krasniqi, që ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë detaje për një takim mes tij dhe Albin Kurtit me biznesmenët e mirënjohur nga familja Devolli.
Ai ka thënë se ka qenë prezent në një takim me dy vëllezërit Devolli gjatë vitit 2011, ku sipas tij Albin Kurti ka kërkuar mbështetje financiare nga ta. Madje, sipas tij, shuma që kishte kërkuar Kurti nga biznesmenët e njohur ishte 20.000 euro, 10.000 nga të cilat Krasniqi thotë se Kurtit i erdhën në tavolinë gjatë takimit.
“Albini ka ardh në restorant temin dhe jemi ulë me të dhe me vllaun tim. Ai kërkoi me i thirr Devollët me na ndihmu. Blerimi tha sa, Kurti i tha 20 mijë. Kur janë ba gjysmë ore ka ardh financieri i Devollëve dhe ia ka sjellë 10 mijë euro. Tjerat i tha pas disa jave”, tha Krasniqi./Indeksonline/
Discussion about this post