Ismet Beqiri e ka konfirmuar që ai është zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu ai ka treguar se edhe zyrtarisht është i emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Miq të dashur,
Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .
Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.
Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.
Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.
I juaji Ismet Beqiri