Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Flet Grenell: Kush e kërkoi linjën Prishtinë- Beograd dhe a mund të ecë përpara dialogu me Albin Kurtin?

January 23, 2020
57
SHARES
917
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Grenell-Prishtinë

I dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga selia e ambasadës së SHBA’së në Prishtinë ka folur për Gazetën Express dhe për dy media të tjera kosovare. Grenell ka përsëritur edhe një herë përkushtimin e tij që rajoni të zhbllokohet përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Besnik VELIU

I pyetur nga Gazeta Express nëse mendon se mund ta shtyjë përpara agjendën e dialogut me Serbinë me Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, Grenell është shprehur i sigurt se po dhe ka thënë se është i gatshëm të punojë me çdo njërin.

Sa i përket problemeve që po has Kosova në krijimin e institucioneve të reja, Grenell ka thënë se nuk dëshiron që të involvohet në çështje politike, ndërkohë ka përmendur edhe Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë si dy shembuj të demokracive të zhvilluara të cilat kanë hasur në probleme për krijimin e qeverive.

Gjithashtu Grenell ka thënë se është i interesuar që të bind biznesmenët amerikanë dhe evropian që të vijnë për të investuar në rajon, ndërkohë ka përmendur edhe faktin se komuniteti ndërkombëtar i biznesit vazhdon të jetë i frikësuar për shkak të situatës në Kosovë dhe Serbi.

A mendoni se mund ta shtyni përpara dialogun me Kurtin si kryeministër?

“Ne do të punojmë me çdonjërin. Nuk jam i interesuar të involvohem në çështje politike. Në një farë mënyrë konfliktet politike kanë qenë problem për një farë kohe.  Çfarë jam unë i interesuar dhe ajo për çfarë presidenti Trump është i interesuar është si të gjejmë zgjidhje për të çuar përpara zhvillimin ekonomik. Ne kemi tentuar që zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Si mund t’iu japësh njerëzve të rinj punë dhe shpresë. Çfarë kam dëgjuar nga biznesmenët amerikanë dhe biznesmenët evropian në rajon, është se ata dëshirojnë të vijnë këtu, por ata mendojnë se është një konflikt. Pra edhe nëse është konflikt ose jo, kjo i tremb njerëzit dhe ne duhet ta tejkalojmë këtë. Çfarë po përpiqem të bëjë, është që t’i bind industritë dhe bizneset të vijnë këtu . Nuk jam i shqetësuar për konfliktet politike. Realiteti është që qeveritë evropiane kanë këto diskutime të ashpra rreth krijimit të qeverive. Shikoni Britaninë e Madhe, shikoni Gjermaninë.  Ata kanë demokraci të avancuara që kanë pasur diskutime të tilla. Unë nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë, nuk mendoj që njerëzit duhet të shqetësohen për një gjë të tillë.  Mendoj që njerëzit dhe politikanët duhet të shqetësohen për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Njerëzit e rinj duan punë dhe jo konflikte politike”, ka thënë Grenell.

Përfaqësuesi Special ka folur edhe rreth marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreth asaj nëse dy palët do të duhet të bëjnë ndonjë kompromis të madh.

Ai ka thënë se kompromisi natyrisht që është i nevojshëm, ndërkohë ka shtuar se nuk është vendosur në mes të diskutimeve Kosovë-Serbi me ndonjë ide specifike. Emisari i Trump ka thënë se në vazhdimësi do të bëjë përpjekje për t’i bërë palët bashkë  për të mos shikuar nga e kaluara por nga e ardhmja.

Çfarë rreth marrëveshjes finale, a do të duhet ndonjë kompromis i madh nga dy palët?

“Çdo kush duhet të bëjë kompromis. Ne nuk kemi ndonjë ide, ne vetëm kemi fuqinë për të bërë njerëzit bashkë. Nuk kam ardhur në tavolinë me ndonjë ide specifike se çfarë palët duhet të bëjnë. Në mënyrë konstante do të shtyjë palët përpara, duke iu thënë ndaloni së shikuari prapa, le të shikojmë tek e ardhmja. Sa më shpejtë që ndalojmë së përplasuri, atëherë mund të kemi rritje të bizneseve, njerëzit e rinj do të qëndrojnë në rajon dhe do të ketë shpresë dhe do të ndërtojnë familjet e tyre këtu. Kjo është çfarë dua të shoh. Dua të shoh që partnerët tonë në Kosovë dhe Serbi t’i lënë ndasitë politike me një anë dhe të rrisin ekonominë e tyre për njerëzit”, ka potencuar Grenell.

Tutje Grenell ka thënë se nuk ka kurrfarë afati kohor për arritjen e marrëveshje finale.

 “Asnjëherë s’ka pasur një limit kohor”, ka thënë shkurtimisht ai.

Sa i përket arsyes kryesore të ardhjes në Kosovës, Grenell ka thënë se në Prishtinë ka zbarkuar pas negociatave të suksesshme të cilat rezultuan me zhbllokimin e hapësirës ajrore që tashmë do të mundësojë fluturimet Prishtinë-Beograd pas 21 vjetësh.

Përfaqësuesi Special për dialogun ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga komunitetet e biznesit në Kosovë dhe Serbi, ndërkohë ka paralajmëruar takime me biznesmenë për të parë se cilat do të jenë propozimet e tyre të radhës në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Cila është arsyeja kryesore e ardhjes tuaj  në Kosovë?

“ Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur  negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë. Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi. Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës. Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Richard Grenell.

I pyetur se çfarë mund të pritet pas marrëveshjes për fluturimet, emisari Special i Donald Trump, ka thënë se është duke i vazhduar përpjekjet./GazetaExpress/

Share16Tweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.