FJALA në Ferizaj prezenton Prof.Xhavit Dalloshi nga CDU-ja Gjermane, kandidat për deputet
Partia FJALA sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Ferizaj dhe ka prezentuar kandidatin e saj për deputet Prof.Xhavit Dalloshi, i cili është anëtar i partisë gjermane CDU që nga viti 2002 e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel
Edhe në Ferizaj sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi ka treguar se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.Prandaj nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime.
Discussion about this post