Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Fitorja e Macron në Francë, një gjë e thartë në Ballkanin Perëndimor!

April 29, 2022
4
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një fotografi gjigande me fytyrën e buzëqeshur të Emmanuel Macronit zuri fasadën kryesore të Kryeministrisë në Tiranë të dielën në mbrëmje.

Shkruan: Skender Minxhozi

Pas daljes së rezultatit të turit të dytë në Francë, kryeministri Rama shpejtoi të përshëndesë, së bashku me një dyzinë liderësh botërorë, fitoren e presidentit aktual francez. E mundura e zakonshme ishte Marine Le Pen, politikania e ekstremit të djathtë që ka koleksionuar në karrierën e saj të deritanishme tetë dështime elektorale. Vetëm Lulzim Basha mund t’i afrohet, do të thoshte një demokrat i Foltores.

Entuziazmi i politikës evropiane për fitoren e Macronit ka arsye dhe shkaqe të ndryshme. Kancelari Scholz, bashkë me liderët e tjerë brenda Unionit, marrin frymë lirisht për vijimësinë e projektit evropian në një kohë të turbullt për kontinentin. Të tjerë në Evropë dhe SHBA e shohin prezencën e Macronit në këtë fazë të krizës ukrainase, si një shmangie të rrezikut të ardhjes në pushtet të Le Penit, e cila veç të tjerash njihet edhe si simpatizante e hershme e Vladimir Putinit dhe mund t’i jepte politikës së sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë një rrjedhë krejt të ndryshme.

Në këtë cep të kontinentit, në Ballkanin Perëndimor, gëzohen se humbja e një figure euroskeptike dhe armike e procesit të zgjerimit të BE-së si Marine Le Pen, mban të gjalla shpresat se procesit i afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE do të vijojë.

Pikërisht këtu qëndron shpresa, por edhe problemi i maskuar pas kësaj aspirate të hershme të popujve ballkanikë. Natyrisht që me Le Penin politika evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor kishte të gjitha gjasat që të pësonte një frenim të fortë, edhe më të keq se frenimi i deritanishëm. Le Pen s’ka përtuar të merret me shqiptarët dhe përgjithësisht me muslimanët gjatë karrierës së vet politike, aq sa në llogaritë e saj të rrjeteve sociale është postuar edhe Sheshi “Skënderbej” në një ditë faljeje të besimtarëve muslimanë, shoqëruar me komentet “pikante” të zonjës në fjalë.

Pasi ka mbyllur edhe një herë kapitullin Le Penit, Franca e bashkë me të edhe Evropa e Bashkuar do të vijojnë t’i hedhin sytë me përtesë mbi dosjen ballkanike të zgjerimit. E, këtu qëndron problemi real që ne kemi me klubin e pasur evropian. Macron përfaqëson sot një figurë politike shumë të paqëndrueshme ndaj procesit të zgjerimit. Është politikani më tipik që mishëron lodhjen, pasivitetin dhe hipokrizinë evropiane ndaj afrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Është Macron ai që ka propozuar e lobuar një mijë truke të reja në vitet e fundit për modalitetet e afrimit të vendeve ballkanike në BE, nga procedura të reja të negociimit e deri tek BE-ja e disa shpejtësive. Është i njëjti Macron i cili, me zgjedhjet presidenciale në horizont, injektoi në tryezën evropiane gjatë vitit të fundit një dozë të tillë negativiteti, aq sa “infektoi” edhe Holandën e Danimarkën në një moment të caktuar. Presidenti francez ka qenë epiqendra e problemit që ka Ballkani Perëndimor me Brukselin. Një qendër evropiane, ku institucionet më të larta të BE, përjashtuar Këshillin, kanë vite që lobojnë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqëdoninë.

Kjo e fundit e sheh veten jashtë procesit të negociatave megjithëse ndryshoi emrin, përzuri politikanët e akuzuar për lidhje me Moskën dhe kreu një numër reformash në drejtim të zbatimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. E, megjithatë, sërish mbeti jashtë dere, duke marrë gjatë rrugës edhe shuplakën bullgare. Në kushte të ngjashme, plot zigzake e premtime të pambajtura, ka ecur edhe procedura e Shqipërisë.

Në të gjitha këto peripeci të cilat e largojnë edhe më tej frymën e hapjes dhe zgjerimit të Samitit të Selanikut të vitit 2003 (plot 19 vjet nga ai moment), dora e Macronit ka qenë e kudondodhur. Një prezencë negative karshi ballkanasve, nisur nga kalkulime të brendshme që merrnin parasysh rregullisht “rrezikun Le Pen”, por më në përgjithësi edhe ftohjen e publikut francez ndaj zgjerimit të BE.

Qëndrimi në zyrë i presidentit francez dhe fitorja e pritshme e lëvizjes së tij politike edhe në zgjedhjet parlamentare të qershorit, shpresohet ta mbyllë më në fund sezonin e llogarive politike meskine të Macronit në kurriz të hapjes dhe zgjerimit të BE-së. Një proces i cili me fjalë është bërë shumë popullor këto javë të luftës në Ukrainë, por që me vepra ende nuk po shihet në horizont. Edhe për shkak të qëndrimit të thartë të “Monsieur le President”!

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.