Florian Marku ka fituar bindshëm ndaj Tommy Broadbent, pasi e ka nokautuar në raundin e katërt në meçin që u zhvillua në Londër.
Boksieri shqiptar ka shënuar edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani.
Fitorja e tij e fundit ishte të shtunën mbrëma, ku mposhtir në raundin e katërt boksierin Broadbent.
Megjithatë, fitorja e Florian Markut ka filluar të bëhet virale në rrjet, pasi po meçi mes tyre po shpërndahet shumë.


Në një video të postuar nga faqja e njohur BT Sport kundërshtari i Markut, Broadbent shihet teksa tallet në ring me shqiptarin.
Por, talljet e tij nuk zgjaten shumë pasi me disa goditja radhazi nga boksieri shqiptar nuk arriti të qëndroj në këmbë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen.
Discussion about this post