Zyrtari i VV’së, filozofi Elvis Hoxha nga Tirana ka përshëndetuar aftësitë dhe vizionin e bashkëpartiakëve të tij në Prishtinë.
Ai ka folur fjalë të mëdha për Albin Kurtin, Glauk Konujfcen dhe Besnik Bislimin pas raportimeve se është arritur marrëveshje me LDK’ne.
Hoxha ka publikuar një foto me tre zyrtarët e VV’së për të cilët ka thënë se ata kanë kthjelltësi të mrekullueshme politike.
“Kjo foto nuk është e qartë për shkak të aparatit tim. Por ama njerëzit që më rrethojnë janë të një qartësie politike të mrekullueshme”, ka shkruar Hoxha.