
Blerim Latifi, pretendon se ka gjetur “thënien e shekullit” në seancën e sotme në të cilën u votua qeveria e re e Kosovës dhe kryetarja e re e Kuvendit.
Gjatë seancës, duket që z.Fatmir Limaj i është drejtuar Albin Kurtit duke i thënë që “me libra nuk bohet shteti” për të kritikuar si duket mosnjohjen e plotë të realitetit politik në vend.
“Eureka” kishte bërtitur Arkimedi i lashtë grek një herë e dikur, dhe “eureka” (shq.e gjeta) ka thënë Blerim Latifi pas shpalljes së kësaj thënieje si “thënia e shekullit”.
Ai madje në mënyrë cinike propozon që të mbyllen shkollat dhe universitetet – pasi që kjo është formula e shtetndërtimit.
Kujtojmë që Blerim Latifi gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit kandidoi nga radhët e PDK-së për të fituar një mandat si deputet në Legjislaturën e VI por pa ia arritur qëllimit.