
Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e organit legjislativ.
Ndërkohë, më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.