Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qëndruar përkrah Kosovës dhe kanë ndihmuar në procese të ndryshme.
Me inaugurimin e ambasadës më 4 korrik, janë përfaruar edhe më shumë këto dy shtete, duke treguar angazhimin e shtetit amerikan për partneritet më afatgjatë me Kosovën.
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, është shprehur krenar derisa flamuri amerikan u ngrit për herë të parë në siç e quan ai ‘shtëpinë e re’.
“Moment krenarie për ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara derisa ngritëm flamurin amerikan për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka shkruar ai në Twiter./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post