Shyqiri Bytyqi kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se sot Ferizaj i përkushtuar 100% për fitoren e e këtij koalicioni.
“Në kuadër të fushatës zgjedhore takimet me qytetarë i vazhduam në qendrën e qytetit të Ferizajt, ku përzemërsisht u mirëprit koncepti 100% shtet. Qindra qytetarë i dhanë mbështetje të plotë qeverisjes tonë të ardhshme.”, ka thënë ai.
Bytyqi ka shtuar e dhe banorët e Dobrajës së Lipjanit sonte u bashkuan në rrugëtimin e fitores sipas tij. .
“Këto takime janë edhe një dëshmi së koalicioni AAK-PSD është oferta më e mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit!”, ka shtuar Bytyqi.
Discussion about this post